LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për falsifikim të dokumenteve

Arrestohen dy persona për falsifikim të dokumenteve

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ka arrestuar dy persona, Valon Rr, 1989 në rajonin e Pejës dhe Ernad Rr 1989 në Prishtinë me dyshimin se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer falsifikime të dokumenteve, si fletëpagesa të semestrave, gjegjësisht pagesa vjetore për studentë në Universitetin e Prishtinës, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare këtij institucioni.

Me urdhër të Gjykatës janë kryer bastisje në banesat dhe në shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale pajisje kompjuterike, të cilat dyshohet se janë përdorë për falsifikimin e dokumenteve.

“Sektori kundër korrupsion më 27.06.2011 në orët e pasdites gjatë një operacioni policore të realizuar ne rajonet e Prishtinës dhe Pejës ka arrestuar dy persona nën dyshimin së kanë kryer veprën penale “ Falsifikim i dokumentit ‘’ sipas nenit 332 Kodi Penal i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me autorizim të prokurorit personat e dyshuar janë ndaluar për 48 ore dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/