LAJMI I FUNDIT:

Seancat gjyqësore, regjistrohen audiot

Seancat gjyqësore, regjistrohen audiot

Një projekt i financuar nga USAID, ka bërë të mudur që në gjykatën e Krimeve të Rënda të instalohen aparatura, për regjistrimin audio të seancave gjyqësore. Kjo shërben veçanërisht për rastet kur palët kanë pretendime mbi deklaratat që kanë dhënë në sallën e gjyqit, të cilat tashmë mund të zbardhen nga kasetat e regjistruara.

Sipas kryetares së gjykatës Etleva Deda, metoda e re ka rezultuar e suksesshme në një nga proceset e rëndësishme siç është ai i bandës së Durrësit dhe për këtë arsye u ka kërkuar të gjithë gjyqtarëve që ta aplikojnë edhe në proceset e tjera gjyqësore.

Gjykata e Krimeve të Renda ka për momentin vetëm një sallë ku janë instaluar këto pajisje ndërsa po punohet për instalimin e pajisjeve regjistruese në të gjitha sallat e gjykimit./Telegrafi/