LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur në banesë 100-vjeçari

Gjendet i vdekur në banesë 100-vjeçari

Policia e Durrësit njoftoi të shtunën se është gjetur pa jetë në banesën e tij një 100-vjeçar, i cili jetonte i vetëm.

Viktima është S. Cakalli, i cili u gjet në banesën e tij në lagjen nr. 8, në Durrës. Policia është lajmëruar nga fqinjët e të moshuarit, të shqetësuar për fatin e tij. Sipas policisë, 100-vjeçari sapo ishte kthyer nga Greqia.

Ky nuk është rasti i vetëm kur të moshuarit gjenden të pajetë në banesat e tyre. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkak janë bërë problemet me zemrën, të cilat përkeqësohen gjatë stinës së verës. /Telegrafi/