LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, ndalohet 39-vjeçari në kërkim

Vlorë, ndalohet 39-vjeçari në kërkim

Policia e Vlorës, në sajë të një pune hetimore ndaloi të shtunën një shtetas të shpallur në kërkim. I arrestuari është Afrim Rrapaj, 39 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, komuna Kotë.

Ndalimi i Rrapajt u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka blerë sende, qe kanë qenë produkt i një vepre penale. Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për veprën penale "përvetësim i parave ose mallrave të vjedhura".

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/