LAJMI I FUNDIT:

Policia: Rolanda Kaja është vrarë

Policia: Rolanda Kaja është vrarë

Policia e Durrësit tha të shtunën se pas hetimeve të kryera, konkludoi që Rolanda Kaja, gruaja 29-vjeçare e divorcuar dhe me dy fëmijë të vegjël, që u gjet e vdekur në kanal është vrarë për motive të dobëta.

Policia ka mundur të identifikojë dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes, Euxhen Muka dhe Lefte Keçi. Sipas policisë, ky i fundit që dyshohet të ketë qenë i dashuri i Rolandës, është shpallur në kërkim ndërsa mbrëmë është bërë ndalimi i Mukës.

29-vjeçarja nga Durrësi, e divorcuar me dy fëmijë të vegjël, u gjet e vdekur më 11 qershor, në një kanal në komunën e Ishmit, 35 km në veri të qytetit bregdetar./Telegrafi/