LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, trë në pranga për grabitje me armë

Vlorë, trë në pranga për grabitje me armë

Policia e Vlorës, gjatë operacionit të koduar “Selenica 2”, arrestoi të premten tre persona, të cilët dyshohen të jenë autorë të disa vjedhjeve në aksin Vlorë-Selenicë.

Të arrestuarit janë shtetasit Artemis Gjyshi 24 vjeç dhe dy adoleshentët me inicialet B. B. dhe A. M., përkatësisht 16 dhe 17 vjeç. Këta persona të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri kanë kryer një seri vjedhjesh në vendin e quajtur "Bregu i Llanajve", në aksin rrugor Vlorë-Selenicë. Policia në vendngjarje ka sekuestruar edhe dy gëzhoja mod 54 si dhe një predhë fisheku e kal 7.62 mm.

Materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale "vjedhje me armë" e kryer në bashkëpunim dhe "prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit"./Telegrafi/