LAJMI I FUNDIT:

Greqi, vriten dy shtetas shqiptarë, kapet njëri nga autorët

Greqi, vriten dy shtetas shqiptarë, kapet njëri nga autorët

Dy shtetas shqiptarë, emigrantë në Greqi, u vranë mbrëmjen e së martës në Athinë në një krim të çastit.

Ngjarja, sipas Policisë greke, ndodhi në një lokal në rrugën “Sofokleus 182″, në lagjen “Kalithea”. Dy viktimat, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, ishin duke ngrënë dhe, sipas të dhënave nga Policia, ka qenë njëri nga shqiptarët ai që pas një debati me personat e tjerë në tavolinë ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy viktimat, duke i lënë të vdekur në vend. Viktimat mësohet të jenë Armando Kola, 31 vjeç dhe Klajdi Hoxha, 26 vjeç. Autori i krimit me shqiptarin e mbetur janë larguar më pas nga vendi i masakrës.

Policia foli të mërkurën për një vrasje që ka pasur si motiv larje hesapesh ose trafik narkotikësh.

Policia arrestoi të enjten njërin nga autorët, Zhani Gërdhuqi 31-vjeç, i cili kërkohej nga Interpoli edhe për vrasjen e vëllezërve Ilir, Sokol dhe Alfred Kërri gjatë vitit 2004./Telegrafi/