LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet sërish procesi Gërdeci

Shtyhet sërish procesi Gërdeci

Shtyhet për të disatën herë gjyqi për tragjedinë e Gërdecit. Shkak për shtyrjen e seancës së të mërkurës është bërë mungesa e 18 avokatëve të çështjes, ndërkohë që në sallë ishin të pranishëm vetëm gjashtë avokatë.

Gjyqi ka nisur në vitin 2009 dhe ende nuk ka një vendim nga gjykata për 29 personat që akuzohen si shkaktarë të tragjedisë së 15 marsit të vitit 2008. Gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për katër të arrestuarit Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Edhe pse gjyqi zhvillohet tre herë në javë ai shtyhet për mungesë të avokatëve, raportoi Ora News./Telegrafi/