LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni rrugor i vështirësuar

Komunikacioni rrugor i vështirësuar

Të reshurat e borës në Maqedoni e vështirësojnë komunikacionin, por tani për tani nuk shkaktojnë probleme më të mëdha në lëvizjen e trafikut ndër-urban, hekurudhor dhe ajror.

Komunikacioni në akset rrugore magjistrale dhe rajonale po zhvillohet në kushte dimërore, i ngadalësuar dhe i vështirësuar nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës nëpër rrugë për shkak të reshjeve të borës në orët e hershme të mëngjesit.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese është vendosur në drejtimin rrugor Jazhincë – kalimi kufitar Jazhincë dhe Berovë-Strumicë.
Në aksin rrugor Kriva Pallankë-kalimin kufitar Deve Bair për automjete të rënda transportuese ishte e obligueshme pajisja dimërore për shkak të mbetjes së borës nëpër rrugët.

Aksi rrugor Gjevgjeli – Smërdliva Voda është i kalueshëm, ndërsa pjesa tjetër e rrugës deri te ski qendra Kozhuf ende po pastrohet. LAMM të gjithë shoferëve u rekomandon vozitje të kujdesshme në kushte të vështirësuara të komunikacionit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes nëpër rrugë të rrëshqitshme dhe mbajtje të distancës mes automjeteve. Kujdes në akset rrugore Mavrovë – Dibër – Strugë, Katllanovë – Veles dhe Demir Kapi – Udovë ku ka rrëshqitje të shpeshta të dheut.


Nga Stacioni ndërurban i autobusëve në Shkup informojnë se transporti i autobusëve po zhvillohet normalisht, pa vonesa më të mëdha në nisjen dhe arritjen e autobusëve. Me vonesa minimale po zhvillohet edhe komunikacioni hekurudhor, kumtojnë nga Stacioni hekurudhor në Shkup. Normalisht po zhvillohet edhe komunikacioni ajror, pa shtyrje të fluturimeve dhe aterrimeve të parapara në aeroportin "Aleksandar Veliki" në Shkup. /Alsat-M/