LAJMI I FUNDIT:

60-vjeçari me dy bashkëshorte

60-vjeçari me dy bashkëshorte

Një 60-vjeçar është martuar me të dashurën e tij 19-vjeçare, me mbështetjen e bashkëshortes së tij 44-vjeçare. Tani, gruaja e tij e re është shtatzënë.

Pastori Thom Miller, një i burgosur, tashmë po krijon jetën në një shtëpi të re në Ohio, së bashku me dy bashkëshortet.

Belinda 44 vjeçe dhe Reba 19 vjeçe, shprehen se janë të lumtura me jetën e tyre në poligami.

Kur Miller mbaroi së ndërtuari shtëpinë e re, Belinda dhe Reba shkuan të jetojnë me të, duke kaluar tre net me të secila.


Ai ka edhe një kishë, aty ku u martua edhe me 19-vjeçaren. Miller dhe Belinda kishin biseduar rreth poligamisë pasi u martuan, 7 vite më parë. Por, ideja e tyre u realizua kur u takuan me Reba Kerfoot, të cilën 60-vjeçari e ka njohur që fëmijë.

“Fillimisht familja ime tha se ajo çfarë po bënim nuk ishte e drejtë. Sipas tyre nuk ishte e drejtë që unë të kisha një martesë të dytë, kur e kisha një bashkëshorte. Por, tani që e dinë që jam i lumtur edhe ata janë të lumtur”, shprehet Miller.

Ndërsa 19-vjeçarja ka thënë: “Të ndash bashkëshortin me një tjetër ndonjëherë është mirë, por ndonjëherë është e mërzitshme. Mundohem që të mos bëhem xheloze. Kur nuk është radha ime mundohem që të bëj ndonjë gjë apo të dal me shoqërinë. Fëmija do të ketë dy nëna dhe jam shumë dakord me këtë”.

“Doja të kisha më shumë persona në familje. Të paturit një grua tjetër në shtëpi është bukur, për mua është sikur të kesh një motër përreth. Thom është dashuria e jetës sime, ndërsa Reba është bekimi i jetës”, është shprehur 44-vjeçarja. /shekulli/

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fun
Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Fun
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

Interesante
Vendosë kamerë të fshehur në dhomën e hotelit në Spanjë, turistja britanike habitet kur sheh pamjet – recepsionisti ia vjedh brekët

Vendosë kamerë të fshehur në dhomën e hotelit në Spanjë, turistja britanike habitet kur sheh pamjet – recepsionisti ia vjedh brekët

Fun
Kalo në kategori