LAJMI I FUNDIT:

Statuja e Lirisë fillimisht ishte projektuar si një grua myslimane!

Statuja e Lirisë fillimisht ishte projektuar si një grua myslimane!

Statuja e Lirisë (Statue of Liberty) një nga simbolet më mbresëlënëse të Nju Jorkut, e cila u ndërtua duke u bazuar në idenë fillestare për ndërtimin e statujës së gruas myslimane të mbuluar, më saktësisht të një gruaje myslimane-egjiptiane fshatare, statuja e së cilës ishte paraparë të vendoset në hyrje të Kanalit të Suezit.

Instituti Amerikan Smithsonian në numrin e ri të revistës së saj ka botuar një shkrim të nënshkruar nga Erin Blakemore, në të cilën theksohet një fakt interesant historik se Statuja e Lirisë së New Yorkut fillimisht ishte projektuar si statujë e myslimanes së mbuluar, fshatare egjiptase.

Autori i shkrimit argumenton se statujën origjinale e kishte punuar autori francez, Frederic Auguste Bartholdi, dhe ishte planifikuar që kjo statujë të vendoset në hyrje të portit në Port Said. Statuja e egjiptases së mbuluar 26 metra e lartë ishte menduar të vendosej në bazamentin prej 14.6 metrash lartësi.

Statuja fillestare ishte menduar të quhet "Egjipti bartë dritë në Azi", por zbatimi i këtij plani nuk ndodhi për shkak se pushtetmbajtësit e atëhershëm, Ismail Pasha Hidiv kishte vlerësuar se ky ishte një projekt shumë i shtrenjtë.


Statuja aktuale e Lirisë, ishte dhuratë që Franca ia dha New Yorkut me rastin e ditëlindjes së 100-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe aju u zbulua zyrtarisht më 28 tetor të vitit 1886.

Autori i shkrimit Blakemore pretendon se pikërisht Bartholdi për këtë rast kishte përgatitur statujën e egjiptases dhe ia dha pamjen e saj të sotme.

Për shkak të simbolikës së saj unike është regjistruar në listën e UNESKO-s të Trashëgimisë Botërore në Amerikë në vitin 1984 dhe është një nga destinacionet më tërheqëse për turistët në New York.

Në trend Fun

Më shumë
Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë

Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë

Fun
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Vetëm ata, truri i të cilëve funksionon “në mënyrë perfekte”, do të gjejnë një dorezë që nuk ka

Vetëm ata, truri i të cilëve funksionon “në mënyrë perfekte”, do të gjejnë një dorezë që nuk ka "shoqen e saj"

Interesante
Kori britanik hyn në librin e rekordeve Guinness

Kori britanik hyn në librin e rekordeve Guinness

Interesante
Kalo në kategori