LAJMI I FUNDIT:

Përse disa lëkundje tërmetesh nuk mund të maten?

Përse disa lëkundje tërmetesh nuk mund të maten?

Tërmetet nuk ndodhin rastësisht. Shumë më tepër se kjo, ato ndodhin si tronditje të frikshme në koren e tokës, kur një sistem kompleks prej shumë forcash mekanike humbasin balancën.

Shkaku i një shtyse të tillë janë zhvendosjet e pareshtura tektonike të pllakave të kores së tokës në shtresën e fortë të saj.

Ato e vendosin shtresën shkëmbore nën një tension mekanik, që me kalimin e kohës arrin vlera gjithnjë e më të mëdha.

Kjo forcë tektonike balancohet me fërkimin mes blloqeve shkëmbore përgjatë një zinxhiri gjeologjik, nga fortësia e masës shkëmbore, si dhe nga presioni që ushtron pesha e saj mbi masat shkëmbore që gjenden mbi atë zinxhir.


Vetëm kur forca shtytëse tektonike i tejkalon të gjitha forcat e tjera në volum e kapacitet, lindin më pas tërmetet.

Raporte të qarta për sizmologët

Teorikisht, këto marrëdhënie për sizmologët kanë qenë të qarta me kohë. Por sidoqoftë, teknikisht, është thuajse e pamundur që të matësh forcat e ndryshme dhe pasojat e tyre po aq të ndryshme me njëra-tjetrën përgjatë një shpërthimi tërmetesh.

Paradoksi i pashpjeguar gjeologjik

Kjo është njëra ndër arsyet se përse çdo parashikim i besueshëm për tërmetet, deri më tani ka dështuar paq. Matjet e munguara të çojnë megjithatë në idenë se në përllogaritjet e pasojave të përplasjeve mekanike gjatë një tërmeti, hasim gjithnjë e më shumë surpriza.

Ndër të tjera, kërkuesit po hasin shpesh në një paradoks që deri më tani ka mbetur i pashpjeguar: shumë tërmete ndërtohen rrallë nga tensionet tektonike, por megjithatë mund të arrijnë një forcë shkatërrimtare.

Zbulimi i ri

Jeanne Hardebeck nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në parkun kalifornian të “Menlo”-s, ka zbuluar një fenomen të ri, që në dukje paraqitet shumë kontradiktor.

Sizmologia amerikane ka studiuar raportet e përplasjeve në zonat e ndryshme të subduksionit përgjatë rrethit të zjarrtë të Paqësorit, përcjell gazetashqip.

Kësisoj, ajo është përqendruar në ato zona, në të cilat në dy dekadat e shkuara janë hasur tërmete të forta, si për shembull; në thellësitë e deteve para brigjeve të Japonisë ose të brigjeve kiliane.

Pohimi në revistën “Science”

Sikurse pohon zonja Hardebeck në revistën “Science“, në ato zona, forcat që lënë pasoja përballë forcës shtytëse tektonike, nuk janë veçanërisht të forta.

Teorikisht, atje pra nuk duhet të ndërtoheshin tensione të forta mekanike. Veç kësaj, atje, sipas kërkueses, këto zona subduksioni në tërësi do të qëndronin nën një tension më të ulët, krahasuar me zona të tjera tërmetesh.

Nëse ato – sipas rezultateve të publikuara në revistë – do t’i nënshtroheshin një testimi e verifikimi më të saktë, atëherë do të duhej të rimendohej tërësisht, se përse në ato zona ndodhin pra tërmete aq madhore.

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Fun
Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fun
Historia pas të premtes të 13-të: Pse konsiderohet e pafat?

Historia pas të premtes të 13-të: Pse konsiderohet e pafat?

Interesante
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

Interesante
Kalo në kategori