LAJMI I FUNDIT:

Parashutistët thyen rekordin në lëshimin vertikal me kokë poshtë (Video)

Parashutistët thyen rekordin në lëshimin vertikal me kokë poshtë (Video)

Duke u lëshuar me shpejtësi prej 386 kilometra në orë, 164 parashutistë kanë qëndruar me kokë teposhtë dhe të kapur për dore, duke krijuar figurën e një lule të madhe.

Të mbledhur nga vende të ndryshme të botës, këta entuziast janë lëshuar nga shtatë fluturake mbi Ilinois të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Më këtë rast, ata kanë thyer rekordin e mëhershëm të vitit 2012, që kishte 138 parashutistë.


Kjo disiplinë e lëshimit, kërkon që të gjithë të jenë me kokë poshtë, në momentin kur bëhet formësimi i figurës.

Ata kanë bërë prova në tokë, si dhe janë lëshuar 13 herë, derisa e kanë kryer si duhet këtë paraqitje. /Telegrafi.