LAJMI I FUNDIT:

Njeriu me fat: Gërmonte për të gjetur ujë, hasi në një rezervuar masiv të gazit natyror (Video)

Njeriu me fat: Gërmonte për të gjetur ujë, hasi në një rezervuar masiv të gazit natyror (Video)

E hapi një vrimë 70-metërshe në tokë, në kërkim të ujit, por gjeti diçka edhe më të rëndësishme.

Sanya Sanyasiri nga Mae Sot, që ndodhet në perëndim të Tailandës, ka hasur në një sasi shumë të madhe të gazit natyral.

Burri 41-vjeçar i ka kontaktuar menjëherë ekspertët, të cilët e kanë këshilluar të vë mekanizmin për mbylljen dhe kontrollimin e gazit, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ka mbetur pa ndonjë bunar privat të ujit, ai është duke punuar të hap një pompë të vogël për ta shitur këtë gaz. /Telegrafi/