LAJMI I FUNDIT:

Grushte ndërmjet dy grave në një shitore, përfshihet edhe një 6 vjeçar (Video)

Grushte ndërmjet dy grave në një shitore, përfshihet edhe një 6 vjeçar (Video)

Një përleshje tronditëse ka ndodhur në mes të dy grave në një supermarket në Beech Grove në Indiana, e cila ishte kapur nga kamerat.

Gratë, të cilat ende nuk janë identifikuar, ishin duke bërë blerje kur kishin filluar grindjet, transmeton Telegrafi.

Në grindje ishte përfshirë edhe djali i njërës grua, gjashtë vjeçar.

“Lufta” kishte filluar kur një gruaja u ankua tek punëtori i shitores për numrin e karrocave dhe gruaja tjetër doli në mbrojtje të punëtorit. /Telegrafi/