LAJMI I FUNDIT:

U mashtrua me fotografi

U mashtrua me fotografi

Ambasadori i një shteti arab u nda nga bashkëshortja. pasi zbuloi se gruaja e tij ka qime në mjekër dhe ka sytë e shtrembër. Ai thotë se në fillim është mashtruar nga “havalja” dhe bashkëshortja e tij mbante nikab, një velë e cila ia mbulonte tërësisht fytyrën asaj.

Ambasadori, nacionaliteti i të cilit nuk është bërë publik, prishi martesën e cila zgjati shumë pak, shkruajnë mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai e zgjodhi bashkëshorten në bazë të fotografisë, të cilën ia dërgoi familja e nuses. Megjithatë, vajza në fotografi nuk ishte nusja e tij e ardhshme, por motra e saj.

Ambasadori e zbuloi mashtrimin kur nusja e tij e hoqi havalen. Për habinë e tij, ai e kuptoi se bashkëshortja e tij ka qime në fytyrë dhe ka sytë të gremë.

Menjëherë filloi procedurën e divorcit dhe gjykata e anuloi martesën e tij. /Telegrafi/