LAJMI I FUNDIT:

Austria ndaloi reklamën seksi për ushtrinë

Austria ndaloi reklamën seksi për ushtrinë

Ushtria Austriake tërhoqi reklamën në të cilin i bënte thirrje të rinjve të rekrutohen, pasi që grupe feministe protestuan se spoti i ushtrisë është seksi dhe fyes.

Reklama fillon me një skenë në fshat ku një macho-tip i ofron katër vajzave vozitje në automobilin e tij sportiv. Kamera në plan të parë prezanton atributet e femrave me dekolte goxha të hapura dhe pantallona të ngushta, ndërsa ato haptazi i vardisen bukuroshit.

Në skenën tjetër del një tank nga rruga nga e cila del një ushtar i ri dhe iu ofron vajzave vozitje. E cila vajzë do ta refuzonte vozitjen me tank? Por ka vajza që e refuzuan!

Sipas mendimit të feministëve, ushtria e ka kaluar vijën e hollë ndërmjet seksit dhe sjelljeve seksuale dhe ato bënë aq shumë zhurmë sa që videoja u ndalua.


Ushtria shpejtë gjeti një zëvendësim dhe përgatiti një reklamë ku një ushtar përgatitet me kujdes për të arritur në kohë në një takim me një femër seksi. /Telegrafi/