LAJMI I FUNDIT:

Testimi i ferrit në 12 kilometra

Testimi i ferrit në 12 kilometra

Më shumë se pesë mijë njerëz erdhën nga të gjitha anët e botës në fermën e Pertonit, në Britani të Madhe, për të testuar fuqinë e tyre në 12 kilometra baltë, zjarr dhe akull - në garën e cila vlerësohet si testi më i vështirë në botë për burrëri.

Poligoni i gjatë 12 kilometra është përplot pengesa frikësuese, tunele të mbushura me ujë, tel me gjemba dhe ecje nëpër zjarr. Në ngjarjen e cila zakonisht përfundon me kocka të thyera dha trupa të dërmuar, morën pjesë djem “trima” nga Britania, Australia, Zelanda e Re, Kina dhe Japonia.

Organizatori i garës Mouser Wilson thotë se mbi 7000 njerëz morën pjesë në këtë garë sivjet, ndërsa më shumë se një mijë të tjerë u refuzuan.

Në këtë garë marrin pjesë edhe një numër i madh i femrave, të cilat prej vitit 1990 garojnë në garën e tyre të titulluar “Amazonat e Forta”.


Në ndërtimin e këtij poligoni organizatorët kanë investuar më shumë se dy milionë euro. /Telegrafi/