LAJMI I FUNDIT:

Gruaja kineze ringjallet gjatë varrimit

Gruaja kineze ringjallet gjatë varrimit

Një grua kineze është rikthyer në jetë, në momentin që po varrosej nga të afërmit e saj në rajonin Hubej të Kinës Qendrore.

Në çastin kur arkivoli me trupin e gruas po vendosej në gropë, të afërmit kanë dëgjuar gërvishtjet.

Radioja shtetërore e Kinës raporton se 60 vjeçarja e quajtur Hou ishte dërguar në spital pas shqetësimeve, dhe pas disa orësh kishte “ndërruar jetë”.

Doktorët e konsideruan të vdekur gruan kineze pasi trupi i ishte ftohur dhe pulsi nuk i rrihte më. Vajza e saj deklaron për Radion kineze se pas gërvishtjeve që vinin nga arkivoli, ata kanë hequr kapakun e tij duke zbuluar të afërmen e tyre që shihte e çuditur për atë që po ndodhte.


Sipas doktorit të Hou-s, shkak i “vdekjes” së saj ka qenë frymëmarrja e dobët dhe rrahja e lehtë e zemrës. /start/