LAJMI I FUNDIT:

Floriri i hebrenjve në dhëmbët e Fyhrerit

Floriri i hebrenjve në dhëmbët e Fyhrerit

Një pjesë e dhëmbëve të Hitlerit kanë qenë të veshur me arin e marrë nga goja e hebrenjve të masakruar në dhomat me gaz të Aushvicit dhe kampeve të tjera naziste.

Këtë hipotezë e kanë hedhur studiuesit, Henrik Eberle dhe Hans-Joachim Neumann, të cilët kanë publikuar librin me titull "War Hitler krank?". Sipas tyre, dentisti i Fyhrerit posedonte rreth 50 kg flori të marrë në kampet e përqëndrimit.

Autorët e këtij libri kanë zbuluar edhe listën me 82 ilaçet që aplikonte mjeku Theodor Gilbert Morell. Një prej ilaçeve qe ka rënë më shume në sy është ai për rritjen e potencës seksuale. Sa herë që Eva Braun shkonte ta takonte, Adolf Hitleri i kërkonte mjekut testosteronin që e bënte të ndihej i sigurt në shtrat.

Për të luftuar lodhjen, diktatori injektonte në trup një përbërës të lëngshëm, ndërsa një prej frikëve më të mëdha te Hitlerit ishte sëmundja e kancerit. /tch/