LAJMI I FUNDIT:

Pas divorcit detyrohen të kthejnë dhuratën

Pas divorcit detyrohen të kthejnë dhuratën

Një kompani kineze, në qytetin Chongqing, ka hartuar një rregullore të obligueshme për të punësuarit – të cilët, në rast të ndarjes nga bashkëshorti ose bashkëshortja, detyrohen të kthejnë dyfishin e të hollave nga vlera e dhuratës, që e kanë marrë nga kolegët e punës me rastin e martesës.

Kështu, të punësuarit në kompaninë Digital River, në Kinë, duket se duhet të mendojnë dy herë para se të ndërmarrin hapin drejt divorcit.

Jia Li Chun, menaxher i kompanisë ka thënë se, “ishte i detyruar të ndërmerrte një hap të tillë”, ngase rreth 65% e të punësuarve në këtë kompani janë të lindur pas vitit 1980.

“Njerëzit e rinj nuk e përjetojnë bashkëshortësinë si diçka serioze dhe ndërmarrin hapat drejt ndarjes pas një fjalosjeje të thjeshtë”, ka thënë Jia. /Telegrafi/