LAJMI I FUNDIT:

Burgoset për shitje të Viagrave të falsifikuara

Burgoset për shitje të Viagrave të falsifikuara

Menaxheri i përgjithshëm i një kompanie për prodhimin e ilaçeve është dënuar me dy vjet burgim, të enjten, për shkak të shitjes të tabletave false për impotencën e meshkujve në internet, ka njoftuar agjencia kineze Xinhua.

Yu Bohuai ka arritur të bëj një profit mbi 60,000 juan (8.585 dollarë) në vitin 2006 dhe 2007 duke shitur 14.030 tableta, të falsifikuara, klientëve të tij jashtë vendit dhe në Shangai. Ai është arrestuar në muajin korrik të vitit të kaluar.

Viagra prodhohet nga Pfizer, prodhuesi më i madh i ilaçeve në botë.