LAJMI I FUNDIT:

Garfield-i i vërtetë

Garfield-i i vërtetë

Ushqimi është pasioni më i madh i maçokut Orazio. Nuk mund të ndahet nga sahani. Veçanërisht i pëlqejnë lazanjet, mirëpo edhe specialitetet tjera nga brumi i konsumon rregullisht, që janë shprehur dukshëm në kilogramët e tij.

Orazio nuk duket si një maçorr i cili vetëm sa i ka ngjyer mustaqet, por sikur të kishte ngrënë një dem.

Versioni i vërtetë i Garfield-it të pangopshëm dhe përtac nuk i ha vetëm lazanjet, por të gjitha specialitetet italiane.

Ky maçorr trevjeçar thjesht adhuron ushqimin dhe pronarja e saj nuk di si t’ia ndal oreksin.

Maçorri sot është aq i madh sa që pronarja e tij mezi e ngritë, e edhe pesë macet tjera të Lauras janë në rrezik nëse i dalin në rrugë kur të mësyjë në sahanin e tij me ushqim…