LAJMI I FUNDIT:

Vajza trevjeçare hedh kursimet e familjes

Vajza trevjeçare hedh kursimet e familjes

Një çift kinez është shqetësuar së tepërmi pasi që vajza e tyre trevjeçare ua ka hedhur kursimet jetësore nga dritarja e banesës së tyre, e cila gjendet në katit e 17-të.

Vajza e vogël hodhi rreth 900 euro prej dritares së banesës së tyre me qira në Shenzen derisa prindërit po flinin.

"Kur u zgjova, ajo nuk ishte pranë meje, dhe kuleta ime ishte në shtrat, e hapur, dhe pa një pjesë të madhe të parave që mungonin", ka thënë e ëma, Huang.

Zonja Huang ka thënë se menjëherë e ka pyetur vajzën e saj se çfarë ka ndodhur, por vajza i ka thënë se nuk e dinte.


"Kërkova gjithandej, e më pas e vërejta se ishin dy kartëmonedha në prag të dritares, dhe një tjetër në ndërtesën më poshtë", ka shtuar ajo.

Pronari i një restoranti në katin e parë të ndërtesës i ka treguar se paratë po binin teposhtë në rrugë, dhe kalimtarët e rastit ishin çmendur fare për t’i kapur ato.

Zonja Huang ka thënë se ka kaluar ditën duke qarë pasi që gjysma e parave u takonin njerëzve tjerë.

"Tani po shpresojmë në magji, dhe se njerëzit që i kanë marrë paratë tona do t’i kthejnë ato", ka thënë ajo.

Prindërit tani kanë instaluar një rrjetë teli në të gjitha dritaret e tyre, raporton Southern Metropolis News.