LAJMI I FUNDIT:

Nën ndikim të alkoolit shkon në punë në stacionin policor

Nën ndikim të alkoolit shkon në punë në stacionin policor

Policia e shtetit të Oregonit çdo ditë arreston vozitës të dehur nëpër rrugë. Por nuk ndodh aq shpesh që vozitësit të paraqiten të dehur në zyrën e policisë së shtetit.

Policia ka akuzuar 42-vjeçaren, Ruby Ann Pederson nga Newport për vozitje nën ndikim të alkoolit, pasi që ajo ka ardhur në punë për të pastruar zyrën e policisë së shtetit.

Një polic ka thënë se ajo po shfaqte shenja të dehjes pasi kishte ardhur në zyre, duke vozitur me djalin e saj 12-vjeçar. Një test i alkoolit në gjak tregoi se niveli i tij ishte 0.19 për qind – dy herë më shumë se kufizimi ligjor.

Ajo gjithashtu është akuzuar për rrezikim të pakujdesshëm të një personi tjetër.