LAJMI I FUNDIT:

Peng në sallonin e floktarisë

Peng në sallonin e floktarisë

Një sallon floktarie në Kinë është mbyllur, ndërsa pronari i tij është dënuar, pasi që është zbuluar se dy studente të cilat nuk kanë mundur të paguajnë faturën astronomike të cilën ai u ka lëshuar, i ka mbajtur të mbyllura në sallon.

Pronari do të duhet të paguajë 400.000 juan (36.000 euro), sepse i ka mbajtur peng.

Studentet Zhang Yi dhe Yuan Sha Sha kanë shkuar për tu qethur në sallonin Baolou në qytetin Zhengzhouu të provincës Henan dhe kanë pritur se do të paguajnë rreth 3.5 euro, sa edhe po shkruante në vitrinën reklamuese.

Mirëpo kur floktarët përfunduan punën, vajzat morën faturën mbi 1.000 euro. Meqenëse nuk kishin para të mjaftueshme, pronari i sallonit i ka mbajtur ato peng për një kohë.


Për këtë sallon është hera e parë që “ka bërë shaka” dhe për këtë është dënuar me mbyllje publike, të cilën gjë e kanë pritur me duartrokitje qindra banorë të tubuar me këtë rast.