LAJMI I FUNDIT:

Dënohet 1.000 dollarë për ngjyrosjen e qenit me ngjyrë rozë

Dënohet 1.000 dollarë për ngjyrosjen e qenit me ngjyrë rozë

Një amerikane do të duhet të paguajë dënimin prej rreth 1.000 dollarësh sepse e ka ngjyrosur qenin e saj me ngjyrë roze.

Joy Douglas e ka marrë vesh, por me vonesë, se në Amerikë është e ndaluar të ngjyrosen kafshët shtëpiake. Ligji, i cili është në fuqi që disa vite, ndalon që cilësdo kafshë t’i ndryshohet, në mënyrë artificiale, ngjyra e lëkurës.

Ligji është miratuar për shkak se njerëzit, të cilët si kafshë shtëpiake kanë lepuj, për Pashkët i ngjyrosin ata sikur të ishin vezët.