LAJMI I FUNDIT:

Fituesit prej 6.9 milionë funtesh sot i kalon afati i marrjes së premisë

Fituesit prej 6.9 milionë funtesh sot i kalon afati i marrjes së premisë

Fituesi i 6.9 milionë funteve ka kohë vetëm edhe sot deri në fund të orarit të punës, që të merr preminë, ka thënë lotaria kombëtare britanike.

Pronari i tiketës së Euromillions, me numrat 22, 30, 34, 35, 44 dhe numrat rezervë 4 e 5, e ka paguar atë me 28 shtator në Devon.

Afati prej 180 ditësh për marrjen e premisë i kalon sot në ora 17.30.

Organizatorët e lotarisë kanë apeluar në bashkëkombësit e tyre që të hallakasin xhepat dhe të kontrollojnë në banesat e tyre mos rastësisht e kanë lënë diku një letër e cila ka vlerë gati shtatë milionë funte.


Në rast se deri në afatin e caktuar askush nuk merr preminë me kamatën përkatëse prej 180 ditësh, paratë do të shkojnë për qëllime bamirësie.