LAJMI I FUNDIT:

Planifikoni plaçkitjen e bankës – u thuhet studentëve

Planifikoni plaçkitjen e bankës – u thuhet studentëve

Nga studentët në një universitet kinez është kërkuar që si detyrë të përgatisin një plan për plaçkitjen e bankës.

Ata duhet të zgjidhin se si të plaçkitin bankën me një ekip prej gjashtë personash brenda shtatë minutash, raporton Information Times.

Të gjithë studentët janë duke kryer diplomën e studimeve për sekretari në universitetin Guangdong për studime të jashtme.

Ata duhet të paraqesin një plan veprimi për plaçkitje me një ekip që përbën një udhëheqës, një thyes të bravës, një vozitës, dy plaçkitës dhe një person me armë.


Profesori He, i cili ka dalë me detyrën, thotë se ajo ka për qëllim të mësojë studentët se si të ndajnë resurset në mënyrë ekonomike dhe të efektshme.

"Studentët që diplomojnë në arte zakonisht nuk kalojnë nëpër trajnime për të menduar në mënyrë të qëllimshme për dallim nga ata të cilët diplomojnë në shkencë. Prandaj kjo gjithashtu trajnon aftësinë e tyre për të menduar", ka thënë ai.

Detyra përfshin një ekip prej pesë apo gjashtë studentësh, ku secili ekip duhet të bëj prezantimin e vet.

Një student ka thënë: "Asnjëherë më parë nuk e kemi marrë ndonjë detyrë aq seriozisht sa këtë. Në ekipin tonë, secili person ka ardhur me një plan, dhe ne kemi përzgjedhur më të mirin. Ne madje kemi kaluar kohë bashkë edhe në kopshtin e universitetit për të arritur qëllimin".

Profesori He nuk mendon se detyra do t’i inkurajojë studentët që të plaçkitin një bankë për së vërteti: "Ata janë të rritur, dhe e dinë se cila është e mira dhe e keqja", ka shtuar ai.