LAJMI I FUNDIT:

Gëlltitë një kilogramë heroinë

Gëlltitë një kilogramë heroinë

Një nigerian është paditur për kontrabandë të drogës pasi që në trupin e tij është zbuluar një kilogram heroinë, kur ka ateruar nga Japonia në Australi. Atij i kërcënohet burgimi me 25 vjet.

Nigeriani 39-vjeçar javën e kaluar ka arritur në Cairns të Australisë, kur edhe policia doganore e ka transferuar në spitalin lokal, pasi që kanë dyshuar se bëhet fjalë për kontrabandë të narkotikëve dhe se ka gëlltitur heroinë.

Rrezatimet rëntgen kanë zbuluar se në lukthin e tij gjenden mbi 50 paketime të pluhurit të bardhë për të cilat më vonë është përcaktuar se janë heroinë.