LAJMI I FUNDIT:

Gomarja përshëndetet me trupën e baletit

Gomarja përshëndetet me trupën e baletit

Baleti Mariinsky nga Rusia i ka dhënë lamtumirën e fundit njërit prej artistëve më të vjetër: një gomareje 21-vjeçare me emrin Monika.

Kafsha është pensionuar pasi që për 19 vite ka bartur karakterin e shërbyesit të trashë, Sanço Panço, nëpër skenë gjatë shfaqjes së baletit të Don Kishotit. Mariinsky, më herët e njohur si Kirov, është njëra prej trupave më të shquara ruse.

Në ndejën lamtumirëse, Monika ka vallëzuar një vals me njërën nga balerinat e Mariinskyt dhe ka pranuar dhuratat prej tortës së karotave, një përparëse dhe shami koke. Roli i saj është zëvendësuar nga një gomare tjetër me emrin Alina.

"Ajo dëshiron të performojë dhe i adhuron duartrokitjet", ka thënë Tatyana Solomatina, zëdhënëse e kopshtit zoologjik të Sankt Petersburgut, ku Monika jeton në mes të shfaqjeve. "Ajo e ka ditur kohën e saktë kur të paraqitet në balet, dhe atë pa shoqërimin e askujt".