LAJMI I FUNDIT:

Bankomati zemërgjerë

Bankomati zemërgjerë

Një bankomat britanik është bërë atraksion i vërtetë pasi që këto ditë ka filluar të jap dy herë më shumë para, sesa që i është kërkuar.

Bankomati para një supermarketi në qytetin Hal, në veri të Anglisë, ka filluar të jap shuma dy herë më të mëdha të martën pasdite, dhe kështu ka vazhduar për disa orë. Gjatë kësaj kohe, qindra njerëz kanë pritur në radhë për të shfrytëzuar prishjen. Ata të cilët, sa për ilustrim, kanë kërkuar 300 funte kanë marrë 600 dhe faturën në të cilën shkruante se kanë tërhequr 300 funte.

Pas disa orëve, aparati ka mbetur pa para. Policia ka pohuar se ata të cilët e kanë shfrytëzuar rastin do të përballen me ndjekje, por vetëm nëse operatori i bankomatit bën një kërkesë të tillë.