LAJMI I FUNDIT:

Kisha kërkon barnatore pa prezervativë

Kisha kërkon barnatore pa prezervativë

Një barnatoreje në qytetin gjerman Fuldi i është ndaluar shitja e prezervativëve, me kërkesë të kishës katolike e cila ia ofron hapësirën kësaj barnatoreje.

Siç shkruajnë mediat gjermane, barnatorja gjendet jo shumë larg katedrales dhe është dyqani i vetëm i zinxhirit të barnatoreve Schlecker, në Gjermani, e cila në mesin e artikujve të saj nuk ka mjete kontracepsioni.

"Humbim para dhe jemi të shtyrë që myshterinjtë t’ua dërgojmë konkurrentëve për të blerë prezervativë", ka thënë udhëheqësja e biznesit, Monika Mihel, njofton gazeta gjermane “Ëelt".

Kryepeshkopia e qytetit nuk sheh asgjë të çuditshme dhe pohon se një “klauzë morale” e tillë është pajtuar në fillim, kur është ofruar hapësira për punën e kësaj barnatoreje.


"Kisha nuk mundet që, një anë të gjykoj kontracepsionin, dhe në anën tjetër të toleroj shitjen e prezervativëve në ndonjërën nga patundshmëritë e saj", ka sqaruar zëdhënësi i Peshkopisë, Christof Onezorge.