LAJMI I FUNDIT:

Gabimisht fiton anus të ri

Gabimisht fiton anus të ri

Një gjermane e cila ka hyrë në duart e kirurgëve për t’ia rregulluar këmbën është shokuar kur është zgjuar dhe në vend të këmbës së “re” ka fituar një vrimë të “re” anale. Tash ajo ka vendosur të ngre padi ndaj spitalit.

Pensionistja gjermane ishte paraqitur për operacion të këmbës, ndërsa është zgjuar me plagën e vjetër dhe anus të ri.

Spitali në Hochfranken të Bavarisë ka suspenduar ekipin kirurgjik i cili sipas të gjitha gjasave i ka ndërruar të dhënat e dy pacientëve. Gruaja që ka vendosur të padisë spitalin ka pritur që do t’ia operojnë këmbën, derisa pacienti tjetër i cili vuante nga inkontinenca (mospërmbajtja e jashtëqitjes) është dashur të fitonte një anus të ri.

Gruaja e cila ende ka nevojë për operacion të këmbës, pas padisë ndaj spitalit, do të kërkojë një institut tjetër mjekësor për të kryer punën si duhet.