LAJMI I FUNDIT:

Bie kërkesa për seksin

Bie kërkesa për seksin

Bordeli më i vjetër në qytetin gjerman Hamburg është detyruar që njëherë e përgjithmonë t’i mbyllë dyert e tij, sepse prostitutave u ka rënë puna. Seksi tashmë mund të gjendet kudo dhe çdo ditë e më vështirë është të shitet.

Bordeli në lagjen St. Paul të Hamburgut mbyllet përgjithmonë sepse prostitutat nuk kanë më punë, derisa zonja e cila e udhëheq atë e ka vërejtur se “sot është vështirë të shitet seks".

Hoteli Luxor është duke iu shitur një investuesi anonim, derisa dyert e tij mbyllen përgjithmonë gjatë muajit të ardhshëm, ka thënë Waltraud Mehrer.

Dështimi i punës i atribuohet materialeve pornografike të cilat mund të gjinden në internet si dhe diskotekave dhe klubeve të shumta të vallëzimit të cilat gjenden në të njëjtën rrugë.