LAJMI I FUNDIT:

Dy vjet e bllokuar në guacën e tualetit

Dy vjet e bllokuar në guacën e tualetit

Një grua nga Ness City, në Kanzas, që ka qenë e bllokuar për dy vjet radhazi në banjën e të dashurit të saj, është zbuluar këto ditë, njofton revista britanike The Sun.

Këmbët i ka pasur tërësisht të “vdekura”, ndërsa lëkura i është ngjitur për dërrasën e guacës së tualetit. I dashuri i saj i ka sjellë ushqim dhe ujë çdo ditë dhe kur e ka pyetur se a do të dalë nga banja ndërsa ajo i përgjigjej: "Ndoshta nesër".

Më në fund i dashuri i saj ka vendosur të thërras policinë, e cila e ka gjetur gruan 35-vjeçare me të ndenjura të lëshuara brenda guacës. Në fillim ajo ka refuzuar të dalë, por ka me këmbënguljen e policisë është bindur.

Dërrasa e guacës së tualetit edhe më tutje ka qenë e ngjitur për të derisa nuk e kanë dërguar në spital. Sherifi Bryan Whipple ka deklaruar: “Ajo nuk ka qenë e ngjitur. Nuk ka qenë e lidhur. Ajo thjeshtë ka qenë e bllokuar".


Policia do të mund të ngritë padi kundër dashnorit të saj 36-vjeçar për shkak të maltretimit, por ai pohon se ajo thjesht nuk ka dashur të dalë prej aty. Megjithatë, ai do të duhet t’i sqarojë policisë pse ka pritur aq gjatë para se të thërriste policinë dhe t’u thoshte: "Diçka nuk është në rregull me të dashurën time".

Identiteti i saj nuk është zbuluar, ndërsa ajo vet ka refuzuar të flasë me policinë. Fqinja e saj, James Ellis, ka thënë se ajo ka pasur një fëmijëri të vështirë pasi që i ka vdekur e ëma.