LAJMI I FUNDIT:

Vibratorët në mesin e ilaçeve

Vibratorët në mesin e ilaçeve

Zinxhiri shtetëror i barnatoreve në Suedi, ka vendosur që ofertën e tij ta pasurojë me pajisje shtesë seksuale dhe lodra, që myshterinjve të vet t’ua ngrit kualitetin e jetës seksuale.

Rrjeti i barnatoreve shtetërore suedeze, Apoteket, planifikon që në raftet e saja të vendosë edhe lodrat seksuale.

Shitja provuese e këtyre rekuizitave për kënaqësi më të mirë nisë në 50 filiale të Apotekete. Ende nuk dihet se cilat lloje të këtyre produkteve do të mund të gjenden në raftet a barnatoreve.

Një zëdhënës i zinxhirit të barnatoreve ka thënë se hulumtimet e tyre kanë dëshmuar se shumë suedezë i vlerësojnë barnatoret si vende të natyrshme për shitjen e rekuizitave seksuale.


”Dëshirojmë të largojmë frikën nga përdorimi i pajisjeve ndihmëse seksuale dhe t’u ndihmojmë njerëzve të përmirësojmë jetën e tyre seksuale, me apo pa partner”, thonë në Apoteket.

”E dimë që jeta kualitative seksuale është e rëndësishme për shëndet dhe gjendje psikike, dhe pikërisht për këtë shkak është e rëndësishme që ne ta pasurojmë ofertën tonë”.

Oferta e lodrave seksuale është e zhvilluar në bashkëpunim me Shoqatën suedeze për edukim seksual.