LAJMI I FUNDIT:

Pas 70 vjetësh i largohet plumbi

Pas 70 vjetësh i largohet plumbi

Një veterani 88-vjeçar të Luftës civile spanjolle i është larguar plumbi nga krahu i tij, pas pothuajse shtatë dekadash.

Faustino Olivera është duke u shëruar në një spital në Barbastro, në veri të Spanjës, pasi që doktorët kanë kryer një operacion për t’ia larguar një kokërr që shkaktonte dhimbje në krahun e tij të majtë.

Ata ishin mbetur të habitur kur kanë nxjerrë një plumb të shtirë nga një armë jashtëzakonisht e vjetër si Mauser 98, raporton Daily Telegraph.

Zotëriut Olivera i kujtohet momenti kur ishte qëlluar gjatë Betejës së Ebros. "Ne ishim fshehur afër një ferme kur diku pasdite, më 11 nëntor të vitit 1938, u plagosa", kujton ai.


Ai ka thënë se e kishte ndier se iu kishte formuar një kokërr në krah para dy vitesh por kishte menduar se ishte një cist. Doktorët nuk kishin vendosur të intervenonin, derisa cisti nuk kishte filluar t’i shkaktonte dhimbje plakut.