LAJMI I FUNDIT:

Kërcënon qytetin me telekomandë

Kërcënon qytetin me telekomandë

Policia australiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kur një person i dehur është kërcënuar se do të çonte në ajër gjysmën e qytetit, me komanduesin e tij të televizionit.

Geoffrey Fryatt, 57-vjeçar, i cili jetonte në një vend luksoz të golfit në Brisbane, është arrestuar nga policia paraushtarake pasi që ua kishte futur tmerrin fqinjëve se do të shpërthente një dyqan të lëndëve kimike me telekomandën e tij.

"Një shtypje në buton dhe gjysma e Brisbanet do të shkojë në hava", u ka thënë ai policëve.

Avokati i Fryattit i ka thënë Gjykatës së Qarkut në Brisbane se klienti i tij e kishte humbur kontrollin, pasi që kishte humbur të gjitha kursimet e tij në një mashtrim, njofton Brisbane Times.


"Njerëzit me të vërtetë kanë frikë nga shpërthimet e rastit", ka thënë gjykatësi para se ta dënonte kërcënuesin me një vit burgim me kusht.

"Frikësimi i pjesëtarëve të publikut me kërcënime të bombave ka ndikim shumë më të madh tani se dikur", ka shtuar gjykatësi.

Fryatt ishte i brengosur se dënimi mund t’i prishte planet e tij për të kryer punë humanitare jashtë vendit, por gjykatësi i kishte thënë: "Le të rregullojmë ty si duhet këtu, para se të dërgojmë në ndonjë vend të botës së tretë".