LAJMI I FUNDIT:

Prit derisa të shohësh sa i madh është dollapi

Prit derisa të shohësh sa i madh është dollapi

Një agjent i patundshmërive i cili kishte dërguar një blerës potencial për të parë një shtëpi në Anglinë qendrore, e ka gjetur pronarin e shtëpisë, të vdekur në dollap, kanë njoftuar mediat angleze.

Klienti, ishte i pari që po vizitonte shtëpinë, me vlerë rreth 500 mijë eurosh, që ka qenë në shitje për një javë. Pronari ishte varur në një rrip brenda dollapit, në dhomën kryesore të fjetjes.

"Ishte një tronditje e vërtetë", ka thënë zëdhënësi i agjencisë së patundshmërive Hartleys. "Agjenti ynë shpejt shoqëroi të gjithë jashtë, mbylli lokalin dhe ftoi autoritetet përgjegjëse".

Pronari, një beqar në të katërdhjetat e tij, besohet të ketë kryer vetëvrasje. Ai kishte trashëguar shtëpinë nga nëna e tij, e cila kishte vdekur kohë më parë, kanë thënë agjentët e patundshmërive.