LAJMI I FUNDIT:

Më pak kilogramë, më shumë buxhet

Më pak kilogramë, më shumë buxhet

Trashësia është një prej problemeve më të mëdha shëndetësore në Meksikë, ndërsa të parët që do të ballafaqohen me kilogramët e tepërt, janë policët, mundimi i të cilëve do të shpaguhet me mjete materiale.

Për t’u ballafaquar me numrin çdo ditë e më të madh të oficerëve të trashë, autoritetet e qytetit Aguascalientes, në Meksikën qendrore, janë duke marrë parasysh një masë jo fort të zakonshme: T’iu japin stimulime në para policëve të cilët humbin në peshë.

Autoritetet së shpejti do të duhej të sillnin vendimin nëse do të paguajnë 100 peso (9 dollarë amerikanë), për çdo kilogram që policët do të humbin, ka thënë zëdhënësi i policisë.

"Kemi oficerë të trashë, të cilët që do kohë jemi duke i inkurajuar që të fillojnë me ndonjë dietë dhe të merren me sport", ka shtuar ai.


Trashësia është një prej problemeve më të mëdha shëndetësore në Meksikë, ku diabeti është vrasësi më i madh, derisa lëngjet dhe hamburgerët, çdo ditë e më shumë janë duke u bërë pjesë e ushqimit kombëtar.