LAJMI I FUNDIT:

Dënohet për dërgim të fotos së penisit me celular

Dënohet për dërgim të fotos së penisit me celular

Një gjerman 21-vjeçar është dënuar për shkak se, përmes telefonit celular, kishte dërguar një fotografi të penisit të tij një gruaje të panjohur, kanë njoftuar autoritetet të mërkurën.

"Ne të gjithë kemi qeshur pak kur e kemi parë atë gjënë", ka thënë Christian Kropp, drejtues i gjykimit që është mbajtur në qytetin Sondershausen, në veri të Gjermanisë.

Gruaja ka denoncuar dërguesin në polici, pasi ka pranuar foton e gjenitaleve të tij, ka thënë gjykata. Zyrtarët kanë gjetur dëshmi se ai ka mundur t’iu dërgojë fotografi të ngjashme edhe grave tjera.

Personi nuk e ka sqaruar motivin e tij, por ka shprehur keqardhje për foton, ka thënë Kropp. Ai është dënuar me 150 euro për shpërndarje të materialeve pornografike.