LAJMI I FUNDIT:

Tetëvjeçari ngujohet në prangat e nënës

Tetëvjeçari ngujohet në prangat e nënës

Një djalosh tetëvjeçar është dashur të lirohet nga zjarrfikësit, pasi që është ngujuar në një palë pranga që i kishte gjetur në dhomën e fjetjes të nënës së tij.

Zjarrfikësit e kanë dërguar djaloshin në stacionin e zjarrfikësve Copnor Fire Station në Portsmouth, Hampshire, për ta liruar me freza industriale të metalit.

Prangat ishin përshkruar si të punuara nga “çeliku i kalitur” dhe nuk ishin dedikuara për t’u përdorur si lojë, raporton gazeta nga Portsmouth – The News.

Zjarrfikësi Dan French ka thënë: "Djaloshi i vogël ka ardhur në stacionin e zjarrfikësve me gjyshen e tij dhe i kishte prangat e varura në njërin kyç të dorës”.


"Para se ta liroja e pyeta nëse ishte duke ikur nga policia por më siguroi që nuk bëhej fjalë për një rast të tillë. Më pas gjyshja e tij ka treguar që, ai i kishte gjetur ato në dhomën e fjetjes të nënës së tij”, ka shtuar French.

"Ajo e kuptoi menjëherë se çfarë kishte thënë dhe e vendosi dorën mbi gojë. Është jashtë imagjinatës sime pse ndokush do të mbante pranga në dhomën e fjetjes!", ka përfunduar zjarrfikësi.