LAJMI I FUNDIT:

Të veshur si grabitës bankash alarmojnë policinë

Të veshur si grabitës bankash alarmojnë policinë

Dy gjermanë të cilët ishin veshur si grabitës bankash, për marrë pjesë në një ndejë argëtimi, kanë alarmuar policinë kur kanë shkuar në bankë për të tërhequr pak para.

Një kalimtar i rastit i ka parë personat e veshur si grabitës në qytetin gjerman Sittensen on Rose dhe ka thirrur policinë, e cila ka vendosur bllokada rrugore, pasi që ka marrë edhe numrin e regjistrimit të automjetit të tyre.

Johann Maier, 20-vjeçar, dhe Walter Brey, 22-vjeçar, janë gjetur dy orë më vonë në një diskotekë në qytetin e afërm Breve dhe u është thënë se do të paguajnë materialisht për operacionin e policisë.

"Ata nuk ishin të vetëdijshëm se veshjet e tyre do të shkaktonin konfuzion dhe operacion policor, por është dashur të mendojnë për këtë", ka thënë policia.