LAJMI I FUNDIT:

Rroba me motive miu për fat

Rroba me motive miu për fat

Kinezet të cilat jetojnë në Malajzi, janë kapur pas brekëve të kuqe me motiv të miut, të cilat duhet t’u sjellin fat në Vitin e pritur të miut, shkruan të dielën shtypin në Kuala Lumpur.

Viti i ri hënor, i cili fillon më 7 shkurt, është festa më e rëndësishme dhe më e popullarizuar në mesin e kinezëve, të cilët në Malajzi përbëjnë një të katërtën e popullatës prej 27 milionë njerëzve.

Pronarja e një dyqani ka treguar se brekët e femrave me motive miu – prodhim nga Kina – janë produkti më i shitur që prej muajit dhjetor dhe se ajo vazhdimisht detyrohet të furnizohet me të reja.

"Brekët e kuqe, gjoja, sjellin fat në pritjen e Vitit të ri kinez. Ato janë të popullarizuara edhe në mesin e të huajve, posaçërisht turistëve japonezë, të cilët mendojnë se minjtë janë të lezetshëm", ka theksuar ajo.