LAJMI I FUNDIT:

Paguajnë fëmijët që të lexojnë

Paguajnë fëmijët që të lexojnë

Fëmijët në një vend spanjoll të quajtur Noblejas në të ardhmen do të paguhen për të lexuar, pasi që kryetari i komunës Agustin Jimenez Crespo është i bindur që kjo do t’i shtyjë ata që të duan leximin.

Komuniteti i cili ka rreth 3.300 banorë, dhe është rreth 55 kilometra nga qyteti Toledo, “do të paguaj një euro në orë familjeve fëmijët e të cilëve do të kalojnë atë kohë në bibliotekë", thuhet në deklaratë.

Bëhet fjalë për një “iniciativë pioniere dhe ambicioze në fushën e arsimimit", shton Crespo dhe sqaron se qëllimi i aksionit është “të fuqizojë rolin aktiv të prindërve në edukimin e fëmijëve".