LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani Boeing bën ndeshje me një viç

Aeroplani Boeing bën ndeshje me një viç

Përplasja e një aeroplani të udhëtarëve me një viç të pakujdesshëm, ka rezultuar me dëmtimin e motorit të majtë të aeroplanit. Fatmirësisht, viktima në njerëz nuk ka pasur, derisa për fatin e kafshës, e cila po "kulloste" në pistë, nuk dihet gjë.

Boeing 737 me 141 udhëtarë është ndeshur me një viç gjatë aterrimit në një aeroport, në perëndim të arkipelagut indonezian.

Në fatkeqësi nuk ka pasur viktima në njerëz, derisa është dëmtuar motori i majtë i aeroplanit të kompanisë ajrore Merpati Nusantara, ka thënë drejtori i aeroportit.

Agjencia Antara nuk ka dhënë detaje për fatin e viçit.


Incidentet që kanë të bëjnë me sigurinë e aeroporteve, janë të shpeshta në Indonezi. Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian nuk u rekomandojnë qytetarëve të tyre të udhëtojnë me kompanitë ajrore indoneziane.

Gjysma e aeroporteve të Indonezi nuk i përmbushin normat ndërkombëtare, ka pohuar në muajin prill të vitit të kaluar, një drejtor i trafikut ajror të këtij vendi.