LAJMI I FUNDIT:

E plagosin duke e shpëtuar nga nofullat e krokodilit

E plagosin duke e shpëtuar nga nofullat e krokodilit

Një njeri ka përfunduar në spital, pasi është plagosur aksidentalisht nga një shpëtimtar, i cili po tentonte ta lironte atë nga nofullat e një krokodili.

Viktima, afër të tridhjetave, është sulmuar nga zvarraniku afër një vendi të popullarizuar të turistëve në Mary River, afër qytetit Darwin të Australisë Veriore.

Sulmet e krokodilëve dhe të shtënat janë të rralla në Australi. Që të vuash nga të dyja përnjëherë, duhet të jesh më tepër se fatzi, thotë BBC.

Fatziu Jason Grant është dërguar urgjentisht në spital me helikopter, për t’u operuar nga plagët e kafshimit dhe të plumbit. Thuhet se ai tashmë është në gjendje stabile.


Ai ishte duke mbledhur vezë të krokodilëve në një fermë të zvarranikëve, kur e kishte parë veten të bllokuar brenda një nofulle të madhe.

Për disa momente të shkurtra por tmerruese, kafsha në mënyrë të egër ka endur viktimën e saj, para se të intervenonte një koleg.

Ai shtiu dy herë në krokodilin e ujërave të njelmëta. Një herë e gjeti shënjën, derisa plumbi i dytë goditi krahun e kolegut të tij.