LAJMI I FUNDIT:

I dehuri e pyet policin sa është ora

I dehuri e pyet policin sa është ora

Një vozitës i dehur është arrestuar në Poloni pasi që ka ndaluar makinën e tij, për të pyetur policin se sa kishte vajtur ora. Ralf Bergmann, 23-vjeçar, përshpejtoi makinën kur polici i kërkoi atij të bënte një test për sasinë e alkoolit, por duke dashur të ikte u përplas në një makinë tjetër të policisë.

Ai kishte qenë në një udhëtim për të pirë me miqtë e tij në Varshavë, në Poloninë fqinje, kur ishte ndaluar t’i pyeste kalimtarët për orën. Por kalimtari qëlloi të jetë një polic jashtë orarit të tij të punës, kur e vendosi nën arrest Bergmannin për vozitje të supozuar në gjendje të dehur.

Testi i alkoolit në gjak ka dëshmuar se ai kishte kaluar dyfish limitin e lejuar të alkoolit, andaj patenta e tij është konfiskuar nga policia.

Një zëdhënës i policisë ka thënë: "Ai ka menduar se do të ikte duke vozitur, por vetëm sa e ka futur veten në telashe të shumta".