LAJMI I FUNDIT:

Akuzojnë metronë për shkak të puthjeve të xhiruara

Akuzojnë metronë për shkak të puthjeve të xhiruara

Një i ri bashkë me të dashurën e tij kanë vendosur të padisin metronë e Shangait sepse zyrtarët e saj i kishin xhiruar ata derisa putheshin para pajisjeve për shlyerjen e biletave, ndërsa incizimin e kanë publikuar në internet.

Në video-incizimin – i cili zgjat pothuajse tre minuta dhe që është incizuar gjatë muajit shtator, ndërsa është publikuar javën e kaluar në ueb faqet Ku6.com dhe YouTube – shihen i riu dhe e dashura e tij, rreth të njëzetave, të cilët puthen me pasion, ndërsa xhirimi shoqërohet me komente të pahijshme të xhiruesit, i cili flet në gjuhën e rrugëve të Shangait.

Siç shkruan China Daily, i riu dhe e reja, të cilët kanë angazhuar një avokat që t’i përfaqësojë ata në gjyq, kanë ngritur padi ndaj të punësuarve të metrosë, që kanë shkelur të drejtat e tyre, duke i xhiruar ata pa dijeninë e tyre dhe për shkak të publikimit të xhirimit në internet.

Drejtori i metrosë ka thënë për China Daily se po kryhet një hetim rreth këtij rasti.